Streha

Grepi.al

Grepi.al është një platformë e vërtetë për shitje dhe blerje online, me të gjitha opsionet e mundshme për të gjetur, paguar dhe marrë në shtëpi produktin. Kemi krijuar partneritet me dyqanet më të mira, që kushdo të gjejë diçka që i duhet në ato mijëra produkte.

Teknologjia
PHP, Laravel 4, Python, MySQL
Vizito Faqen

Hap.al

Hap.al është një platformë diskutimi që tenton të dalë nga kufijtë tradicionalë dhe të stimulojë debatin konstruktiv. Forma intuitive dhe opsionet sociale ndihmojnë në interaktivitetin midis anëtarëve.

Teknologjia
PHP, Psyche Framework, MySQL
Vizito Faqen

Agr.al

Agr.al është një projekt unik, i dedikuar për bujqësi dhe blegtori. Synon të krijojë një databazë masive me fermerë dhe produktet e tyre, të publikuar online dhe të aksesueshëm nga kushdo i interesuar.

Teknologjia
PHP, Laravel 3, MySQL
Vizito Faqen

TeGrepi.al

TeGrepi.al lejon këdo të publikojë produktet që kërkon të shesë. Organizimi është i tillë që lehtëson gjetjen e produkteve që vizitori kërkon dhe publikimi nuk merr më shumë se pak minuta.

Teknologjia
PHP, Psyche Framework, MySQL
Vizito Faqen

Kush Jemi

Pas Strehës qendrojnë mbi 25 vjet të kombinuar eksperiencë në internet, që prej kohës kur në Shqipëri konsiderohej si një privilegj për të paktët. Kanë ndryshuar shumë gjëra prej atëherë dhe tani që interneti është i pranishëm kudo, po mundohemi të përmirësojmë mënyrën se si vizitori e përdor. Praktikisht, po tentojmë të shtojmë përmbajtje shqiptare përmes shërbimeve të reja dhe aplikacioneve të pasur.

Për të bërë këtë që bëjmë, e nisëm nga zero absolute. Analizuam çfarë interneti në Shqipëri ofron dhe studiuam atë që kërkon tregu. Rezultati shfaqet në disa projekte unike, në formë dhe përmbajtje, potenciali i të cilëve mbetet akoma për t’u shprehur.

Për ne është e rëndësishme të shkelim në territore të pazbuluar; të provojmë ato që askush s’i ka tentuar akoma. Besojmë në këtë që po bëjmë dhe ky pasion shprehet në produktet që nxjerrim.

Ekipi

Ylli Panariti

Ylli Panariti Drejtor Ekzekutiv

LinkedIn Facebook Twitter

Ylli është ndër ata që sollën internetin në Shqipëri, si bashkë-themelues i Albania Online, sot Primo Communications. Tani që interneti është masivizuar, po tenton zhvillimin përmbajtjes së tij.


Fadion Dashi

Fadion Dashi Drejtor Teknik

LinkedIn Facebook Twitter

Fadioni është marrë eksluzivisht me shërbime të lidhura me internetin që prej afër 10 vjetesh, fillimisht si grafist dhe më pas edhe si zhvillues. Tani është fokusuar në aplikacionet e pasura web dhe mobile.


Ermal Kureta

Ermal Kureta Drejtor Shitjesh

LinkedIn Facebook Twitter

Ermali ka punuar me internetin që në fillimet e tij, kryesisht si nën-kontraktues përmes kompanisë së tij. Tani drejton sektorin e shitjeve, duke u përpjekur të popullarizojë produktet dhe shërbimet tona.

Aplikacione Web
Interneti është tashmë një mjedis interaktiv, ku vizitorët kërkojnë më tepër se një website të thjeshtë.

Ajo që ne bëjmë më mirë është zhvillimi i aplikacioneve të pasur web, duke përdorur teknologjitë dhe teknikat moderne. Ofrojmë zgjidhje për të krijuar eksperiencën më të mirë për vizitorët dhe për të maksimizuar përfitimet e atyre që adoptojnë këto zgjidhje.

Zgjidhje Mobile
Me popullaritetin global të celularëve “inteligjentë”, ofrimi i aplikacioneve mobile është pothuajse detyrim.

Sektori i aplikacioneve mobile është kompleks dhe i lodhshëm: shumë modele, disa sisteme operative, gjuhë programimi, etj. Ne e thjeshtësojmë proçesin, duke krijuar aplikacione në disa platforma dhe i publikojmë në “dyqanet” përkatëse.

Investim
Idetë e mira nuk janë vetëm ato me suksesin e Facebook. Çdo ide novative ka potencial për zhvillim.

Projekte interesante lindin çdo ditë, por pak prej tyre ja arrijnë dhe një prej arsyeve kryesore është mungesa e investimit. Ne jemi të hapur të shqyrtojmë çdo projekt të mundshëm dhe nëse e shohim potencial, jemi të gatshëm ta financojmë.

Streha sh.p.k

Kontakt i Shpejtë

Çfarëdo që doni të na thoni, qoftë një përshëndetje apo vlerësim projekti, na dërgoni një mesazh duke perdorur formën e mëposhtme. Do mundohemi t’ju përgjigjemi sa më shpejt e mundur.